Dokumenti/Censura mbi librin poetik ‘Rrënjët’ të Sadik Bejkos në 1972
Zbulohet dokumenti arkivor i vitit 1972, nisur në Komitetin Qendror të PPSH nga Dhimitër Fullani, ish shefi i redaksisë së Poezisë, Dramës e Kritikës në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Në këtë dokument përmendet poezia e Bejkos ‘Lumi’, nga përmbledhja poetike “Rrënjët”, botuar në 1972 nga shtypshkronja “Mihal Duri” në Tiranë, ku redaksia sugjeron për ndreqjen e poezisë.
Një vit më pas, më 1973, shpërtheu lufta kundër ndikimeve të huaja dhe në shtyp u kritikuan poezitë “Lumi” dhe “Nuk mund të fle”, ndërsa autori u largua nga puna në Radiotelevizionin Shqiptar dhe u dërgua në galeri në minierën e Memaliajt.
Dokumenti i Dhimitër Fullanit
Mbrëmjeve feksin
as vetë s’e di çfarë, por ka diçka që feks.
Në krah me rrugën rrjedh një lumë
Mbi të reflekse-reflekse kërruset e bie një qytet,
Reflekse që manitshëm e joshin
Sa nuk e verbojnë nëpër net.
Mbrëmje… gjysmë errësirë, eci unë dhe lumi
Me drita mbi shpinë.
Lumi duket i do shumë këto drita
Ndërsa ndën to rrëshqet vjedhuraz
Si prindi që s’do t’i zemroherohet fëmija.
Ato e përkëdhelin nëpë trup
Ato ia dinë dhe gurët e ftohtë që ka në fund.
Po ai s’mund të mos ikë
S’mundet të ndalet, s’munde të presi,
Në imazhin e tij,
Në mishin e tij
Në shqetësimin e tij është deti.
Dhe kur përpara të etura i dalin fushat,
Këput e u jep masa ujërash nga trupi i vet
Ndërsa mes të dy brigjeve, brenda shtratit për më tej rrëshqet.
Dhe mua, kur eci në krah të tij mbrëmjeve,
Nëpër tru diçka më feks,
Ndoshta brenda meje derdhet ky lumë
Me tërë dritat, gjerësinë dhe shqetësimin e vet.
Në qetësinë a në gëzimin,
Në lodhjen a në mërzinë time
Dhe fare padashjen time dritat e tij më feksin, më feksin.
…ndërsa si lumi shtratin
hapat e mia rrugët ndjekin.