Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook fshin postimin e stafit të Kryeministrit

Facebook ka hequr një video të postua nga stafi i Kryeminstrit Hungarez Viktor Orban ku thuhej se emigrantët ishin shkaku i rritjes së kriminalitetit në kryeqytetin kufitar të Austrisë. Janos Lazar, këshilltar kryesor i Orban i cili vetë u quajt racist nga shefi i të drejtave të njeriut pranë Kombeve të Bashkuara, akuzoi Facebook për censurimin e mendimit të lirë pasi rrjeti social fshiu postimin e tij. Një imazh i publikuar nga Lazar online konfirmonte se postimi ishte hequr për shkeljen e rregullores komunitare të Facebook. Videoja e publikuar nga Lazar ishin pamje të kapura nga një kamër në distriktin e Vjenës, në një prej lagjeve të mbipopulluara nga emigrantët dhe të huajt. Social-Demokratët të cilët bashkë-udhëheqin Vjenën në një koalicion me Partinë e Blertë, refuzuan komentet duke i quajtur ato raciste. /PCWorld Albanian

Please follow and like us: