Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata, arsyet e mosregjistrimit të zgjedhjeve të FSHF

Pak ditë më parë u mësua se Gjykata e Tiranës nuk kishte regjistruar vendimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së më 7 shkurt, për shkak se kishte vërejtur parregullsi në dokumentacionin e dorëzuar nga institucioni i futbollit në vendin tonë. Në dokumentacionin e siguruar më poshtë dallohet qartësisht argumenti i plotë me të cilën Gjykata, ka vendosur të refuzojë njohjen dhe regjistrimin e zgjedhjeve. Edhe pse FSHF-së i është dhënë koha e duhur për të plotësuar dokumentacionin, ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke sjellë vendimin e Gjykatës, që do të thotë se FSHF vazhdon të drejtohet nga organe në këto momente. Gjykata e Tiranës nuk regjistroi si President Armand Dukën. Disa ditë më parë përmes një njoftimi zyrtar, ajo sqaroi se nuk ka një vendim refuzimi apo konstatimi të paligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit të organeve drejtuese të FSHF. “Ky vendim ka të bëjë vetëm me kthimin e kërkesës, për shkak të plotësimit të disa dokumentave shtesë që ka kërkuar gjykata. Pasi të plotësohet dokumentacioni i kërkuar FSHF do ti ridrejtohet gjykatës për depozitimin e dokumenteve që parashikon Ligji”. Legjislacioni në fuqi kërkon që këto akte të regjistrohen në Gjykatën e Tiranës dhe nga ana e saj, gjyqtarja e çështjes ka kërkuar vetëm disa plotësime në dokumentacionin e kërkuar, të cilat shumë shpejt do ti vihen në dispozicion”, sqaroi FSHF.

Please follow and like us: