Albspirit

Media/News/Publishing

“Kaubojsi”: Na sill ç’të përmban pragu i shtëpsië, të tregojmë na ngrihet apo jo

I njohuri si politikani “kaubojs”, Eduard Ndocaj, ka reaguar përmes një video-mesazhi sa i takon arrestimit të protestuesve në Rrugën e Kombit dy ditë më parë, kundër tarifës në këtë rrugë. Ish-deputeti socialist përmend vargjet e artikuluara nga kryeministri Rama në seancën e së enjtes, i cili tha “Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti rri kokulur”, duke presupozuar kështu se populli nuk do ngrihej kundër qeverisë.

Por protesta e dy ditëve më parë në Rrugën e Kombit tregoi reagimin e qytetarëve shqiptarë për të drejtat e tyre. E pikërisht duke risjellë këtë deklaratë të kryeministrit Rama, Ndocaj nuk kursen as ofendimet ndaj tij, duke e quajtur diktator.

“Dole para popullit dhe the ‘malokëve nuk u ngrehet’. Bjeri ato motrat tuaja e ç’a ke, të shohim u ngrehet a nuk u ngrehet malokëve. Shave gjithë mirditorët, kuksianët, gjithë tropojanët, gjithë hasjanët duke thënë se atyre nuk u ngrihet më.

Ne do të demonstrojmë se atyre u ngrehet aq fort sa ty me gjithë bandën e LGBT-së që keni marrë pushtetin, që jeni një bandë bastardësh, nuk jeni politikanë”, thotë ndër të tjera ish-deputeti.

Duke përmendur mungesën e investimeve në veri të vendit, Ndocaj thotë se “Rama ka një urrejtje për veriorët në përgjithësi dhe këtë e vërtetoi edhe me tarifën e fundit që i vendosi rrugës së Kombit”.

Sakaq, ai teksa bën thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar, ka një mesazh për kryeparlamentarin Ruçi, ministrin e Brendshëm Xhafaj, kryedemokratin Basha, dhe ambasadorin amerikan në vendin tonë, Donald Lu.

Please follow and like us: