Oligarkët në Dhomën e Tregtisë i shpallin luftë popullit, mbrojnë Ramën e taksën në Rrugën e Kombit
Oligarkët brenda Dhomës së Tregtisë kanë dalë sot në mbrojtje të taksës së Edi Ramës për Rrugën e Kombit.
Të udhëhequr nga pazaret me Ramën dhe jo nga interesat e qytetarëve oligarkët janë rreshtuar sot në krah të Edi Ramës duke i shpallur luftë popullit.
Nikolin Jaka që është edhe Kryetari i kësaj dhome turpi të bërë bashkë me qeverinë për të grabitur qytetarët rezulton të jetë ortak në biznese me koncesionarin.
Kjo është edhe arsyeja që të gjithë janë bashkuar kundër popullit që është aktualisht i pa mbrojtur dhe ka mbështetje vetëm tek opozita.
Sjellja e këtyre oligarkëve nuk mund të jetë e papritur sepse janë këta që pasurohen mbi kontratat e koncesioneve që ndajnë bashkë me Ramën.
Është kjo edhe arsyeja se përse ata dalin kundër popullit se ata janë përfituesit direkt të kësaj rrjepje që po i bëhet shqiptarëve me rritjen e taksave për koncesionet që ata marrin në mënyrë abuzive.
Shqiptarët duhet ta kenë të qartë se kjo nuk do të jetë një betejë e lehtë sepse janë bërë bashkë pushteti politik dhe pushteti i parasë së pistë të oligarkëve, por askush nuk do të mundet ti shpëtojë zemërimit popullor dhe revoltës.
Populli është ngritur nga Kukësi në të gjithë Shqipërinë dhe të gjithë duhet të kuptojnë se betejën nuk e kanë vetëm me Ramën që është instrument i oligarkëve, por edhe me vetë këta oligarkë që ndajnë paratë me Ramën duke grabitur shqiptarët./RD/