Soros: Facebook dhe Google, kërcënim për lirinë dhe inovacionin
Përmasat e Facebook dhe Google janë kthyer në një pengesë për inovacionit. Ai i bëri thirrje qeverive të hartonin një kaudër ligjor për monitorimin e këtyre kompanive.
George Soros në fjalimin e tij në Davos foli për kërcënimin që i vjen shoqërisë nga gjigandët e teknologjisë Facebook dhe Google. Ai tha se sjellja e tyre monopoliste i ka kthyer ato në një kërcënim për shoqërinë ka dëmtuar demokracinë dhe ka inkurajuar një adiksion të njëjtë me atë të lojrave të fatit. Ai shtoi se “kompanitë e medias sociale ndikojnë mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe sillen pa qënë të vetëdijshëm për të. Ato kanë pasoja të rënda në funksionimin e demokracisë, vecanërisht në integritetin e zgjedhjeve”. Përmasat e Facebookut dhe Google-it janë kthyer në një pengesë për inovacionit. Ai i bëri thirrje qeverive të hartonin një kuadër ligjorë për monitorimin e këtyre kompanive. “Fakti që ato kanë monopolin e shpërndarjes së opinioneve publike i kthen ato në shërbime publike të cilat duhet ti nënshtrohen ligjeve më strikte në fushën e konkurrencës, inovacionit dhe aksesit të hapur dhe të drejtë”, – tha Soros. 87-vjeçari gjithashtu lavdëroi punën e komisioneres për konkurrencën Margaret Vestager e cila është kthyer në makthin e gjigandëve të teknologjisë në Evropë. I lindur në Hungari, fama e Soros filloi kur vuri bast mbi zhvlerësimin e paundit Britanik dhe fitoi 1 miliardë dollarë në 1992. /PCWorld Albanian