Tronditet Shkodra, një i ri vret shokun e tij
Një vrasje ka tronditur orët e para të mëngjesit fshatin Hot i Ri në Shkodër. Mësohet se shtetasi Kole Fermasi ka mbetur viktimë pas një sherri banal me një shokun e tij.
Ai ka humbur jetën, pasi shoku i tij, shtetasi K. Shkambi, në gjendje të dehur e ka qëlluar me thikë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin. Në pije e sipër, ata kanë debatuar për një ngatërresë të momentit.
Kristian Shkambi, ka qëlluar me thikë 25-vjeçarin Kole Fermasi, ndërsa është arrestuar në kohë rekord nga policia. 30-vjeçari mësohet se është kapur nga policia vetëm pak metra larg vendit të ngjarjes. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Please follow and like us: