Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Patozi: Për frymëmarrjen e Edi Ramës

Mos luaj me ndjeshmërinë e protestuesve kuksianë dhe as të shqiptarëve të tjerë të revoltuar, jo vetëm për shkak të tyre, por mblidhe qeverinë dhe zgjidhe një herë e përgjithmonë çështjen e tarifës për Rrugën e Kombit. 

Mos kujto asnjëherë se do të shpëtosh duke nxjerrë qitapet e vitit 2011 apo ato të kohës së Haxhinastos.
Nuk kanë më asnjë vlerë, sepse sot je ti kali i kapur duke shirë lëmin.
Dhe pasi ta zgjidhësh, përpiqu të kuptosh se nuk je, as i fortë dhe, as i pamposhtur, që ta kesh për tjetër herë, sepse këtu do të jemi prapë.

Bëje mundësisht përpara se të lirohen ata “vandalët” e arrestuar, se çdo orë që kalon ta rrit faturën jo vetëm politike të kësaj afere.
Dhe mbaje vath në vesh një herë e mirë që arroganca dhe karshillëku në rritje i pushtetit nuk janë asnjëherë forcë, por vetëm dobësi.
Zakonisht, ato janë nisja e rënies së pandalshme për çdo qeveri të korruptuar.

Please follow and like us: