Ibrahim Hajdarmataj: Vajtorja e Barjam Currit
Në fshatin GegëHysen, të krahinës Krasiniqe të Malësisë së Gjakovës (Tropojës), lindi Xhufe Sylë Rexhaj, në një familje me tradita të larta patriotike. Ajo u martua në fshatin Vlad, të krahinës së Bytyçit të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në familjen e Zeqir MuzliGecaj të lagjes Veliqe dhe kjo familje me tradita të larta patriotike. Siç më tregon Dr. SkënderDemaliaj, profesor në Universitetine Tiranës, sjell kujtimet e babait të tij BajramH axhi Demaliaj për gjyshin e Skënderit, për Haxhi Mehmet Demaliaj nga fshati Pac, krahina e Bytyçit e Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Dr. Skënder Demaliaj më thotë: “Në vitin 1937 më vdes gjyshi Haxhi Mehmet Demaliaj, asokohe e pamja për ngushëllim vazhdonte tre javë, si patriot që ishtegjyshi me një autoritet të madh vinin njerëz për ngushëllime dhe nga Kosova. Një javë në këtë të pame qëndroi Xhufe Sylja si vajatore….”.
Xhufe Sylë (Rexhaj) Gecaj ishte femër fisnike, e urtë, punëtore, e thjeshtë dhe shumë e emancipuar. Flasim për fillimit e shekullit 20, dmth përvitin 1900-1950, ku ajo e veshur, me një veshje karakteristike, shkonte me guxim si vajtore (për të nderuar) të vdekurin, duke filluar nga qytetari i thjeshtë e deri tek kuadro të rëndësishëm të asaj kohe. Femër e emancipuar, me atë zë karakteristik me diksion të theksuar kishte lindur poete popullore, vargjet e saj i improvizonte në çast, kur dëgjoje atë, të fuste përsë gjalli në dhe me ato fjalë aq kumbuse, aftësia e saj për të kapur sa më shumë elementë.
Kjo ishte edhe patriote, ishte shumë e guximshme. Ja si e vajton Bajram Begë Currin ditën që vdiq:
“… ajo pushkë vlla që mori ty
mori Krasniqen 700 shpi
moriMalsinë2000 shpi
mori Kosovën bytevi”.
(bytevi– do të thotë krejt, e gjitha).
Përfundimisht Xhufe Syl (Rexhaj) Gecaj mbetet vajatorja më e madhe në tërë Malësinë e Gjakovës.