Krisma ne Skrapar, plumba ish-kryetarit
Nje person eshte plagosur rende me arme zjarri sot ne fshatin Rehovë, Skrapar. Ngjarja ndodhi ne mengjes ndersa personi i plagosur eshte ish-kryetari i fshatit. Sherri ka ndodhur per motive pronesie, ndersa i plagosuri eshte nisur me helikopetr per ne Tirane. Personi qe qelloi eshte kapur nga policia.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 9:40, shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç, banues në fshtin Rehovë, Poliçan ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish kryetarin e fshatit shtetasin J.B, banues në Rehovë, Poliçan. Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56. Shtetasi i dëmtuar u transportua me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.