Albspirit

Media/News/Publishing

Ndërron jetë ish-kryeplaku nga Skrapari, u plagos me armë pas një sherri për pronat

Ka ndërruar jetë në spitalin e traumës, ish kryetari i fshatit J.B, 60 vjeç, i cili u plagos ditën e sotme nga Fatmir Cenaj pas një sherri për pronat në fshatin Rehovë, Poliçan.

Edhe pse në fillim ai mbeti i plagosur, duket se nuk ka mundur që t’ju mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë bërë të mundur arrestimin e autorit.

Lidhje me ngjarjen, policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us: