Sherr në “Zonë e Lirë”, Robert Aliaj braktis emisionin e Çanit: Pastro studion!
Pas një shkrimi të Kastriot Myftaraj, i cili teksa fliste për përçudnimin që Robert Aliaj i bëri shqiponjës, më pas kishte hedhur dhe teza se artisti mund të ishte homoseksual, Çani ka vendosur që në ”Zonë e Lirë”, t’i vendosë përballë njëri-tjetrit.
Por mesa duket kjo nuk ka qenë gjëja më e mirë, pasi sapo ata të dy janë përballur me njëri-tjetrin në studio, në debat e sipër kanë shpërthyer në sharje dhe ofendime publikisht.
Teksa Kastrioti e akuzonte Robertin si homoseksual, ky i fundit nuk është përmbajtur dhe ka shpërthyer në lumë sharjesh dhe më pas siç do ta shikoni në videon e mëposhtme Roberti është ngritur nga tavolina duke u larguar publikisht gjë që më parë nuk kishte ndodhur dhe duke i thënë Çanit se duhet të pastronte studion.
17 dhjetor 2017
Please follow and like us: