Albspirit

Media/News/Publishing

Vendimi i opozitës: Thirrje për mosbindje civile

Në Shqipëri, partitë e opozitës vendosën sot t’i bëjnë thirrje qytetarëve për mosbindje civile ndaj qeverisë së Kryeministrit Rama. Vendimi duket se ëhstë nxitur nga protesta e fundjavës së shkuar e disa qindra banorëve të Kukësit të cilët kundërshtuan vendosjen e një tarife për qarkullimin ne autostradën që lidh vendin me Kosovën. NJë protest e cila u transformua në një përleshje të dhunshme me policinë dhe djegien e shkatërrimin e plotë të sporteleve të ngritura për pagesën e tarifës mbi rrugën e cila nis nga 2.5 euro për motorrat dhe shkon deri në 22.5 euro për automjtetet e rënda.

Në përfundim të një takimi të strukturave drejtuesve të partive parlamentare të opozitës, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se “Ne kemi shteruar këto vite pothuaj të gjithë hapësirën institucionale opozitare. Ju e shihni vetë. Në këtë vend nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka demokraci. Në këtë vend qeveria shkel Kushtetutën, ligjin, pa i dhënë llogari askujt dhe pa asnjë konsenguencë. Pra këtu nuk ka më rregulla loje demokratike”.

Për këtë arsye sipas zotit Basha “hapësira e vetme për t’i qendruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare, me refuzimin jo vetëm të taksës në rrugën e Kombit por të çdo takse tjetër që ka rritur Edi Rama, me të gjitha hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike që ka zaptuar pushtetin dhe po vjedh dhe po varfëron vendin”. Kryetari demokrat shpjegoi se thirrja ndaj çdo qytetari është që “të refuzojë çdo taksë koncensionare dhe çdo rritje taksash. Taksën dhe TVSH-në për biznesin e vogël, taksat e rritura të ujit, taksën e rritur të pronës dhe çdo taksë të rritur nga Edi Rama për të mbushur xhepat e tij dhe bandës me të cilën qeveris vendin”.

Për drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi “mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve. Mosbindja qytetare është shumë e thjeshtë, të heqin shqiptarët litarin që u ka hedhur në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë. Mosbindje qytetare do të thotë të ndihesh shqiptar, të ndihesh qytetarë dhe do të thotë ti thuash: Ik Edi Ramës”.

Please follow and like us: