Albspirit

Media/News/Publishing

Shkodrania e hijshme që ka pasion gatimin

Me pamjen plot hire, ajo mund të ishte shumë mirë një modele, por ka zgjedhur një tjetër rrugë për të qenë pranë artit dhe botës së spektaklit: Pasionin për gatimin! Për ta çuar këtë pasion në një tjetër nivel, atë të një shefi të suksesshëm kuzhine që bën të lumtur njerëzit që shijojnë ushqimin e mirë! Madalena Jozja është vajza me origjinë nga Shkodra, por e lindur në Selanik, e cila po “çmend” grekët me talentin e saj në kuzhinë, shkruan ShkodraNews. 22-vjeçarja ka studiuar 4 vite për kuzhinë në Greqi dhe tashmë është pjesë e garës në një prej konkurseve më të famshme të gatimit “Hell’s Kitchen”. Madalena ka arritur të ngjisë me shpejtësi dhe sukses shkallët e këtij konkursi që transmeton në Antena episodin e 5-të. Familjarët e Madalenës thonë se ajo pasionin e gatimit e ka ushqyer që në fëmiri, e sot po shkëlqen në Greqi. Ndoshta në një të ardhme Madalenën e bukur do ta kemi një shefe kuzhine me famë edhe në Shqipëri.

Please follow and like us: