Albspirit

Media/News/Publishing

Protestuesit në burg, Rama, Kryemadhi and Co në sarajet e tyre

Përparim Kabo

 

Po tani që mbrëmja ka rënë a duhet të bëjmë një bilanc të ngjarjeve të këtyre ditëve…Unë mendoj se duhet…Ata djemë që thyhen rregullin dhe gabuan shkuan në burg së paku deri sa të shprehet gjykata e apelit e cila me siguri do ti lërojë dhe do japi një masë më të lehtë…Ata janë “heronjt e pafatë” në një shoqëri e mbytur nga pafuqia sepse shumica janë njerëz në nevojë…Ata që dhanë verdiktin juridik si masë në gjykata janë me tension të lartë arterial tani, marrin qetësues dhe shpjegohen në familjet e tyre se kanë qenë nën trysni se mund të rrezikonin, se në aspektin teknik kanë qenë në rregull por në aspektin moral janë nën shëmbjen e brendëshme si njerëz të urdhëruar…dhe shkrehen në dëshpërim…Udhëheqja ku është ajo çfarë është duke vuajtur?!…Udhëheqësit janë në “saraje”…bisdojnë me lakenjt, hedhin e presin batuta, ndërtojnë skenare dhe ulin e ngrenë humorin duke kuptuar dhe keqkuptuar veten dhe gjithçka për shkak të humbjes së qetësisë. Mos bëm gabim, pastaj shpërthen nervozizmi dhe sharjet dhe fyerjet për servilat që janë atje për tu mbajtur lart moralin…Kjo natë ju bën të kujtojnë se sonte ata djemtë e turmës shkuan në burgun e shtetit, ndërsa udhëheqësit janë në kështjellat e tyre, burgje që kanë ndërtuar me paratë e tyre të “pastra”…Njerëz ata, super njerëz këta, antiligji ata, vetligji këta…nëna i ka bërë ata nëna dhe këta…shqiptarë ata shqiptarë dhe udhëheqësit. Edhe udhëheqësit proprotestë janë zgjuar…bëjnë plane si ta mbajmë zjarrin ndezur që mos fiket…si të nxisin rrëmujën…por kur hedhin sytë e shohin kullat e vilat ku jetojnë ata vetë, ju laget baruti…Zoti Ministër i Brendëshëm po ju bëj një kërkesë qyetare…Mendoji ata të rinj si fëmijët e tu dhe shko takoi në qeli bisedo me ta…nëse e bën këtë do të kuptosh se nuk zhvillohet shoqëria me varfëri dhe nuk dënohet me burg ai që sjell me gurë gabimisht dhe në të njëjtën kohë bën qejf ai që ka miliona euro pa paguar si detyrimin fiscal ndaj shtetit dhe askush nuk meret me të…Zoti Ministër sot edhe më shumë qyteti im mu duk jo i imi, ishte i ngushtë pa gjallëri dhe si i “burgosur”…Po po një qytet që ishte mbyllur në pak hapsirë dhe kudo mbisundonte mbipopullimi me punojës policie…Kushdo pyeste çfarë po ndodh…?! Dhe nuk dëgjova të kërkonte kush një falje publike për këtë stres publik…Gjithçka zgjidhet me një gjobë dhe me heqjen dorë nga kjo barrë fiskale që vetëm një force të majtë socialdemokrate nuk i shkon…! Mendoni mendoni mendoni…!!! Nata ra …po tani…!

Please follow and like us: