Albspirit

Media/News/Publishing

Gajdexhiu i Ballës emërohet Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit

Pavarësisht peticionit të dërguar Parlamentit nga një grup organizatash të Shoqërisë Civile, të cilat kishin mbështetur fort kandidaturën e Olimbi Hoxhajt, për t’u votuar nga Kuvendi si Komisionerja e re e Anti-Diskriminimit në Shqipëri, mazhoranca e majtë e ka shpërfillur sot këtë kërkesë duke votuar një tjetër kandidaturë. Robert Gajda, do të jetë Komisioneri i ri i Anti-Diskriminimit, duke zëvendësuar në këtë post Irma Barakun. Gajda u betua dje në Kuvend. Por ka një problem shumë të madhe. Robert Gajda ka qenë shef i shtabi elektoral të PS-së në Elbasan, ku kryesuesi i kësaj liste është Taulant Balla. Me kushtetutë nuk lejohet të zgjidhët asnjë person me profil politik në këtë pozicion. Mësohet se ka qenë vetë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla që e ka propozuar Gajdën në këtë pozicion duke i shlyer nderin e fushatës elektorale.

Please follow and like us: