18 Mars, ditëlindja e poetit Vilson Blloshmi
Do desha ta përshëndes martirin me dy vargje!
Ah moj Sahara e shkretë
E pangjisura në kto anë
Se dija se do më merrje jetë
Të këndova me të qarë.
Kujt i dhembën vargjet e mia
Poetin se zë dot prej shpirtit
Lindur në shpirt i këndon liria
Siç qan në djep fëmija.
Lermëni o të paudhë
Burg e gjyqe s’janë për mua
Ç’është kjo gjëmë në ktë vend
Fjalë të shpirtit dot s’i shuan.
Lermëni fjalën të marrë dhenë
Të më vrisni nuk zgjidhni hall
Se një ditë kur të mos jem
Të tjerë me penë do vazhdojnë të flasë.
Mos më qani ju o njerëz
Hapni sytë e shihni mirë
Unë kam lindur dhe do vdes
Me penë në dorë dhe me besë!
Please follow and like us: