Sulejman Mato: Shpirti i nënës rron
Netëve të dimrit, kur bie shi e kur fryn erë,
trokasin në dritare degët e qershisë …
Zgjohem nga gjumi dhe thërras:- Kush je?
Mos je ti… e zonja e shtëpisë?
Eshtë shpirti i nënës, vërtitet pas dritares
netëve të dimrit, flokëbardha ime fisnike…
veç pak më e bukur, më e shqetsuar
dhe më profetike.
-“Ku shkon kështu, moj e zezë”-i them unë,
-Në këtë erë dhe në këtë furtunë?..
I bëjnë veshët se i qajnë fëmija
dhe lë parajsën e vjen gjer te unë.
Please follow and like us: