Albspirit

Media/News/Publishing

Fshati spanjoll që iu ofron shqiptarëve punë dhe shtëpi

Kryekomunari i një fshati spanjoll doli me një zgjidhje origjinale për të ndalur shkollën e fshatit  nga mbyllja për shkak të mungesës së nxënësve. Plani i tij ishte të ofronte familje me fëmijë, duke u dhënë një punë dhe strehim me qira në 50 euro në muaj në këmbim të lëvizjes në Portell, një fshat në lindje të Spanjës. Kryekomunari Alvaro Ferrer është shprehur për Euronews: Ne u takuam me bordin e shkollës në janar, para se të fillojë semestri i dytë dhe kishte në total 7 nxënës. Vitin e ardhshëm do të ishin vetëm katër dhe ishin dy motra dhe dy vëllezër. Mësimi do të ishte monoton, duhet më shumë diversitet”. Ferrer mori qindra përgjigje në thirrjen e tij për ndihmë nga e gjithë Spanja dhe madje disa vende të Amerikës Latine si Argjentina dhe Kolumbia. Duke qenë se fshati aktualisht ofronte vetëm shtatë vende pune dhe tre strehime, kryetari kërkoi nga të interesuarit të dërgojnë një kërkesë për rishikim. Nxënësit e përzgjedhur u morën në pyetje nga bordi i shkollës javën e shkuar. Më 4 prill, Portell njoftoi se 10 familje mund të vendoseshin në fshat në fund të vitit shkollor dhe katër fëmijë të rinj do të nisnin mësimin vitin e ardhshëm. Erica Venturia është një nga banorët e reja të Portellit, me të shoqin dhe dy vajzat e tyre. Ajo tregon se e kishte lexuar ofertën kur ishte e papunë. Erica thotë: Kemi kaluar kohë të vështira dhe jemi të ekzaltuar nga kjo mundësi e re. Provinca e Castellon, ku edhe ndodhet Portell, vuan nga depopullimi. Sipas të dhënave rajonale, 86% e komunave të saj kanë më pak se 5 mijë banorë dhe 19 prej tyre, më pak se 100 banorë. Ftesa e kryekomunarit eshte e vlefshme per cdo banor te Europes dhe jo vetem.

http://www.euronews.com/2018/04/08/a-spanish-town-has-come-up-with-a-clever-way-to-fight-depopulation

 

Please follow and like us: