Albspirit

Media/News/Publishing

Ish deputetja e PD ‘kryqëzon’ Llallën: Nga varfanjak u kthye në grabitqar e miliarder!

Shperthen ish deputetja demokrate e cila eshte e afert me kryeprokuroren Arta Marku, por qe nuk kursen akuzat ndaj atyre qe tentojne ta denigrojne. “Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë”.
Keshtu shprehet ish-deputetja e PD-se, Albina Deda, e afërme e familjes së Prokurores së Përgjithshme, teksa flet per zhvillimet me te fundit ne vend. Pyetur njga “Panorama” se muajt e fundit nga organi i Prokurorisë ka vetëm akuza dhe procedime për përfaqësuesit e opozitës dhe nese po tregohet e drejtë në vendimmarrjen e saj, Kryeprokurorja Marku, Deda dha kete pergjigje:
Ju thashë konsideratën time. Arta Marku ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të një organi, i cili nga gardian i ligjit ishte shndërruar në ortak të krimit.Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë.Një pjesë të parave të pista, ata po i përdorin sot për të denigruar Arta Markun, e cila nuk ka asnjë tagër ligjor nga ato që e akuzojnë.Mos u habisni, se krimi e përdor dhe politikën. Por po afron dita e së vërtetës”.
Please follow and like us: