Albspirit

Media/News/Publishing

Duda Balje, deputetja e hijshme e Kosovës që mbron të drejtat njerëzore

 

 

Duda Balje është deputete në Kuvendin e Kosovës, kryetare për Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona e Pagjetur dhe Peticionet, anëtare në  Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, pjestare e grupit parlamentar “6+” dhe përfaqësuese e partisë “Koalicija Vakat”.

Mediat kanë spikatur tek ajo bukurinë fizike, packa se është përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës dhe nënë e tre fëmijëve.

Por nuk është vetëm kjo cilësi që e bën atë krejt të vecantë. Pak ditë më parë një autoambulancë është dërguar në fshatin Reçan, për nevojat e këtij fshati, me financim nga Ministria e Shëndetësisë.

Në disa imazhe të publikuara nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, shohim se ajo e ka sfiduar veten edhe në drejtimin e këtij automjeti. Këto imazhe ajo i ka ndarë me miqtë e saj në “Facebook”, ku edhe ka falënderuar ministrin Ismajli për autoambulancën, që do t’i përmbushë nevojat shëndetësore të fshatit.

Image

 

Please follow and like us: