Albspirit

Media/News/Publishing

Vera Kurti: Malli qau

 

 

Mbrëmë,

fjeta me tingujt e dasmës

ardhur prej larg,

si të ishin prapa derës

e përmbytën shpirtin

siç përmbytin tokën e etur

shirat e verës.

Atje,

uronin e ngrinin shëndete

derdhej gezimi, lumë nëpër tryeza

dikush u ngrit dhe tha;

kam dhe unë një shëndet për të ngritur

vjen nga larg, nga përtej Atllantikut

u tokën gotat

dhe malli, siluete e njeriut të ikur, qau

lotët tona i pinin buzët, që dridheshin…

Please follow and like us: