Albspirit

Media/News/Publishing

Donald Lu: Nuk kam kërkuar të arrestohet Meta dhe Kryemadhi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, përgënjeshtron ish Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës, Adriatik Llalla i cili më herët denoncoi atë që e quajti kërkesë të z.Lu që të arrestohej Ilir Meta, në vitin 2015. “Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij”, – thotë z.Lu në qëndrimin e tij zyrtar. Kurse vijon: “Llalla ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, – përfundon reagimi i z.Lu.

Please follow and like us: