Hapen dokumentet sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit
Fal marrëveshjes të dy institucionet do të bashkëpunojnë në mënyrë reciproke kryesisht në organizimin e ekspozitave të përbashkëta, dokumentareve kulturore etj. Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta që kanë në fokus të tyre krimet e komunizmit në Shqipëri dhe periudhën që ka funksionuar ky regjim, do të njoh publikun me historinë e vendit.
Dokumentet, dëshmitë dhe veprimtaritë që çuan vendin tonë në izolim do të jenë të prekshme për publikun që viziton këtë muze falë këtij bashkëpunimi, i cili do të sigurojë grumbullimin e të dhënave dhe dokumentacioneve arkivore të ish Sigurimit të Shtetit. Ky bashkëpunim është me vlerë të madhe dhe për publikun dhe për të rinjtë, pasi kanë mundësi të shohin e të mësojnë nga afër për periudhën më të errët të vendit të tyre./ata.gov.al/