Albspirit

Media/News/Publishing

Profil fals së bijës, Kryemadhi: Akt pervers, të hetojë Prokuroria

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas seancës së tensionuar në Parlament, ka bërë një denoncim të pazakontë në rrjetin social Facebook.

Sipas saj, vajzës së vogël të Kryemadhit dhe Presidentit Meta, i kanë hapur në Facebook, një profil fals. Kryemadhi i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë këtë rast, të cilin e cilëson një krim kibernetik dhe abuzim me të mitur.

“Ky është një profil fals ne emër te Erës, vajzës time dhe qe sot po keqpërdoret ne Facebook nga persona te paguar. I bej thirrje drejtorisë se krimit kibernetik ne ministrinë e brendshme dhe prokurorisë te nise hetimet për këtë rast flagrant abuzimi për një te mitur”, shkruan ajo.

Më tej, Kryemadhi atakon me një gjuhë të koduar kryeministrin Edi Rama për të cilin dyshon se ka sponsorizuar këtë akt të shëmtuar.

“Paralajmëroj ata që keqpërdorin fëmijët e mi se nuk do e kalojnë lehtë këtë akt pervers, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurrë nuk kanë respektuar familjet e aq me pak fëmijët e tyre. Ju lutem bëjeni report këtë profil!”, shkruan në vazhdim kryetarja e LSI.

Please follow and like us: