Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Bidona uji, letra, miell, ja ç’ndodh në Kuvend

Është një situatë tejet e tension në parlamentin e Shqipërisë. Në drejtim të kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Edi Rama deputetët e opozitës hedhin bidona uji, letra dhe miell. Rama qendron pa lëvizur nga vendi i tij edhe pse vershojnë deputetet të qëllojnë ndaj tij. “Përjashto këtë njeri nga parlamenti”, tha Sali Berisha i cili po transmeton live në facebook-un e tij. “Nxirre jashtë njeriun që meriton sot të thirret nga të gjithë shqiptarët Trap! Trap! Dhe vetëm trap! O rrugaç dil jashtë! Jashtë nga Parlamenti”, tha Berisha ndër të tjera. Deputetet e PS flasin nga vendi, ndërsa të gjithë deputetet e PD e LSI qendrojnë në këmbë përpara foltores. Kërkohet lirimi i protestuesve të Kukësit dhe përjashtimi Ramës nga parlamenti. Ruçi nga ana tjetër ka kërkuar të përjashtohen tre deputete te PD, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.

Live nga parlamenti