Albspirit

Media/News/Publishing

A e patë këtë moment nga parlamenti i “miellit serb”?

Aksioni opozitar ishte kaq i shpejtë dje në parlament sa disa momente pikante duket se na kanë shpëtuar gjatë transmetimit “live”, por ato i ka fokusuar fotografi Agim Rama. Kështu, Monika Kryemadhi i ka shkuar në tryezë kryeministrit Rama pak para se të shpërthente mielli, uji e vezët ndaj tij. Nuk dimë çfarë i ka thënë, por nga shikimi i Ramës, duket se ka qenë një bisede e pakëndshme për të. Po kaq i habitur ka mbetur Ditmir Bushati që mban ujin në gojë, pa mundur ta kapërdijë. Ndërsa Senida Mesi dëgjon, por nuk bën asnjë gjest. Fotoja ka kapur pak edhe Lulzim Bashën, që kushedi se çfarë e ka bërë për të qeshur në këtë moment…

Please follow and like us: