Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadorja e SHBA në OKB: Jemi të gatshëm të reagojmë sërish

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë se sulmet e bëra sot janë planifikuar me kujdes për të minimizuar viktimat civile. Sipas Haley, SHBA-ja do të ndjek secilin vend që mund të përdorë apo ndihmon në përdorimin e armëve kimike. Haley ka përsëritur se presidenti Donald Trump ka deklaruar që nëse Siria përdor sërish gaz helmues, SHBA-ja është e gatshme për të reaguar.
“Ne jemi të bindur se kemi paralizuar programin e armëve kimike të Sirisë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë presion, nëse regjimi sirian është aq i pamend sa të testojë gatishmërinë tonë”, tha ambasadorja.

Please follow and like us: