Delegacioni BE: Nuk komentojmë rreth trillimeve…
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar por shkurt pas akuzave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, se Ambasadorja Romana Vlahutin i kishte kërkuar ish-Kryeprokurorit, Adriatik Llalla arrestimin e tij.
Delegacioni iu përgjigj Televizionit Klan lidhur me këtë çështje duke mos pranuar të komentojë deklaratat e ish-Kryeministri, të cilat i quajti trillime të pabaza.
“Bashkimi Europian nuk komenton rreth trillimeve, të cilat janë krejtësisht të pabaza”.
Në një intervistë në studion e ABC Neës, ish-Kryeministri tha se Llalla ia kishte raportuar ish-Presidentit Nishani kërkesën e zonjës Vlahutin, ndërsa ai vete e kishte mësuar nga diplomatë të huaj.
Berisha nuk bëri komente për letrën Llallës drejtuar Senatit Amerikan, por e gjen të pa vend deklaratën e Ambasadorit Donald Lu pas publikimit të saj. Ish-Kryeministri akuzon drejtpërdrejt ambasadorët Lu dhe Vlahutin se ndihmuan Ramën të kapte Reformën në Drejtësi.