Albspirit

Media/News/Publishing

Kanadaja mbështet bombardimet e koalicionit në Siri

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë se qeveria e tij, mbështetë sulmet ndaj caqeve ushtarake siriane, të kryera nga SHBA’ja, Britania dhe Franca.

“Kanadaja mbështet vendimin e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës për të ndërmarrë veprime për të degraduar aftësinë e regjimit të Asadit për të filluar sulme të armëve kimike kundër popullit të vet”, ka thënë kryeministri kanadez, transmeton Express.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të hetuar më tej përdorimin e armëve kimike në Siri. Ata që janë përgjegjës duhet të sillen para drejtësisë”, ka shtuar ai.

 

Please follow and like us: