Kukësi mund Partizanin, fitojnë edhe Flamurtari e Luftëtari
Kryesfida e javës së 29-të në Superligën shqiptare ishte padyshim ajo mes Kukësit dhe Partizanit. Verilindorët arritën të “groposnin” demat e kuq duke i mposhtur me rezultatin e thellë 4-0.
Vetëm 8 minuta lojë dhe Kukësi zhbllokon rezultatin. Pas një goditje nga këndi, Guri është lënë i zbuluar në zonë dhe nuk ka falur duke dërguar topin në rrjetë.
Ndërkohë në minutën e 28-të, Dzaria dyfishon rezultatin, dhe në të 39-tën, Kukësi shënon dhe golin e tretë me anë të Gurit.
Pjesa e parë mbyllet 3-0. Ndërkohë vendasit nuk ndalen dhe shënojnë dhe në të dytën duke shkatërruar Partizanin.
Në minutën e 80’ ishte Sindirt Guri ai i cili shënoi një supergol nga goditja e dënimit.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera të luajtura, Flamurtari i rikthehet fitores pas një serie të gjatë rezultatesh negative.
Vlonjatët arritën të mposhtin Lushnjen me rezultatin 2-0 në fushën e këtyre të fundit.
Fitore ka arritur dhe Luftëtari ku mposhti në shtëpi Laçin me shifrat 2-1.