Albspirit

Media/News/Publishing

Macron: Sulmi ishte i domosdoshëm

Ka ardhur edhe reagimi i Francës pas sulmit të sotëm në Siri kundër regjimit të Bashar Al Asad. Franca është partneri i tretë dhe shumë i rëndësishëm i këtyre sulmeve. Presidenti Emmanuel Macron tha  se ai ka urdhëruar forcat ushtarake franceze për të sulmuar fabrikat me armë kimike në Siri. “Nuk mund të tolerojmë më përdorimin e armëve kimike, të cilat janë një rrezik i madh për popullin sirian por edhe për sigurinë tonë kolektive”, ka thënë presidenti francez në një deklaratë.
Please follow and like us: