Albspirit

Media/News/Publishing

NATO, Izraeli dhe Turqia në mbrojtje të sulmeve në Siri

NATO i mbështeti sulmet e përbashkëta të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë. “Përmes tyre zvogëlohet aftësia e regjimit për të vazhduar sulmin me armë kimike ndaj popullit sirian”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Përdorimi i supozuar i armëve kimike nga qeveria e Bashar al-Assad në Duma një javë më parë bërë të nevojshme për një përgjigje kolektive dhe efektive nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, deklaruan përfaqësuesit e NATO-s.

Edhe Izraeli dhe Turqia i përshëndetet sulmet përbashkëta të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë duke i konsideruar ato si përgjigje të duhur.

Qeveria franceze kërkoi sërish që të respektohet armëpushimi dhe që organizatave humanitare t’u lejohet të hyjnë në vend për t’i ardhur në ndihmë popullsisë civile.

Sipas pikëpamjes së opozitës siriane, sulmi i koordinuar i fuqive perëndimore është gjithashtu një mesazh për Rusinë dhe Iranin.

Sulmet treguan se fuqitë perëndimore mund të jenë aktive jashtë Kombeve të Bashkuara, tha zëdhënësi i koalicionit kombëtar sirian, Ahmed Ramadan, përfaqësues i koalicionit të opozitës me bazë në Stamboll. Sulmet janë një përgjigje ndaj vetos së Moskës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Please follow and like us: