Albspirit

Media/News/Publishing

PD dënon përdhosjen e memorialit të Azem Hajdarit

Partia Demokratike reagoi sot ndaj shkarravitjes mbi memorialin e heroit të demokracisë dhe liderit të lëvizjes studentore të dhjetorit, Azem Hajdari. Në memorial është shkruar parulla “Rroftë Enver Hoxha”.

Reagimi i PD-së

Memoriali në kujtim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, është përdhosur sot me shkarravinën-parullë “Rroftë Enver Hoxha”. Duke dënuar me forcë këtë akt të paprecedent, PD shpreh bindjen se frymëzuesit janë tek kryeministri që drejton vendin me metoda autoritariste dhe që shfaqet kudo me yllin e kuq bolshevik, të qepur në xhaketë. Memoriali i Azem Hjadarit është dhunuar nga ata që mohojnë genocidin, kampet e torturave, glorifikojnë me emra rrugësh kriminelët dhe mbajnë yllin e kuq si simbol. PD dënon rilindjen nga qeveria narko-enveriste e Edi Ramës të simboleve, mentalitetit dhe praktikës së diktaturës enveriste! Endrra e dikurshme e Edi Ramës kryebashkiak për ta trajtuar Memorialin e Azem Hajdarit si një “lapidar pa leje që duhet shembur”, do të kthehet në makthin e një kryeministri që s’ka gardist që e mbron, nëse  fajtorët e këtij provokimi të pafalshëm nuk vendosen para përgjegjësisë.

Please follow and like us: