Albspirit

Media/News/Publishing

50-vjeçarja nga Kina që duket si 20

50-vjeçarja nga Kina Ye Wen ka tërhequr shumë vëmendje në rrjetet sociale për shkak se ajo tregon sa gjysma e moshës së saj. Pa harruar që ka dhe një djalë dhe trupi i saj duket shumë elegant dhe pa shenja celuliti. Ajo është fotografuar shpesh me bikini në zona me temepratura shumë të ulëta. Ye noton çdo ditë dhe shkon në palestër 2-3 në javë. Të gjithë mendojnë se djali i saj 22-vjeçar është i dashuri i saj. Ajo ka lëkurë të lëmuar, asnjë rrudhë, ka trup të tonifikuar dhe i ka lënë pas shumë moshatare të veta qoftë në Kinë ashtu edhe në vendet e tjera të botës.

“Njerëzit shpesh tronditen kur e kuptojnë se unë jam gati 50 vjeçar”, ka thënë ajo për Mail Online. “Të gjithë duan t’i mësojnë sekretet e mia”. Pra, cili është sekreti i saj për një pamje kaq perfekte?–Ushtrimi i rregullt për tre dekada. “Unë notoj në liqen dhe bëj stërvitje me pesha çdo ditë. Sporti im i preferuar është të notoj jashtë në dimër”.Në fakt, Ye ka notuar nëpër lumin Jance të Kinës dhe Liqenin Bajkal në Siberi ku temperature shënon -40 gradë. Ajo ka mijëra ndjekës në rrjetet sociale të cilët janë kuriozë të dinë sekretin e rinisë së përjetshme.

Po cilat janë disa nga sekrete e rinisë së përjetshme të femrave kineze?

1. Evitoni diellin

Dihet tashmë se rrezet e diellit dëmtojnë lëkurën dhe shkaktojnë rrudha. Fatkeqësisht ajo lëkura si çokollatë në verë pas plazhit është lëkura juaj e shkatërruar. Një nga gjërat që femrat kineze evitojnë është dielli. Kjo ndihmon në frenimin e rrudhave si dhe për të qëndruar me lëkurë të bardhë. Një nga standardet e bukurisë në Kinë është lëkura sa më e bardhë, prandaj në shumë produkte kozmetike të shitura në Kinë, ka elemente për zbardhjen e lëkurës. Ashtu sikurse lëkura si çokollatë mund të jetë e preferuar dhe shihet si tërheqëse në kulturën perëndimore në Kinë është lëkura e bardhë. Nëse udhëtoni në Kinë do të shihni që shumë femra mbajnë çadër për t’u mbrojtur nga dielli, ndërsa në perëndim çadra merret kur bie shi. Edhe nëse shkojnë në plazh femrat kineze do të mbulohen pothuajse plotësisht sidomos fytyrën. Ato vendosin shumë krem kundër diellit, mbajnë gjithmonë syze për të evituar rrudhjen e syve dhe evitojnë rrezet e diellit sa më shumë që të munden.

2.Përdorni maskë fytyre çdo natë

Një nga elementët më të rëndësishëm për të mbajtur lëkurë të shëndetshme është mbajtja e saj sa më e hidratuar. Femra kineze sigurohen që lëkura e tyre të hidratohet çdo ditë që të evitojnë sa më shumë shfaqjen e rrudhave. Në ditët e sotme një trend shumë pozitiv duket se janë maskat me fije jo në formë kremi. Zakonisht markat më të njohura të këtyre maskave janë ato koreane.

3. Pini çaj jeshil

Çaji është një pjesë e pandashme e kulturës kineze. Ai konsumohet çdo ditë njësoj si perëndimorët pinë kafe. Çaji kinez i llojeve të ndryshme ndihmon në shkrirjen e dhjamit dhe në mbajtjen të ri falë antioksidantëve që përmban. Sidomos çaji pu er është ai më i preferuar për dobësim

4. Hani më shumë fruta dhe perime

Një dietë ku më shumë ka fruta dhe perime ëshë një pjesë e rëndësishme në jetën e gruas kineze. Shumë gran ë inë hanë perime të gatuara pak me shjumë pak ose aspka vaj dhe fruta. Hanë pak ushqime pikante për të përshpejtuar metabolizmin dhe evitojnë sheqerin. Femrat kineze hanë pak mish. Gjithashtu është I përhapur besimi se kur kafshët janë afër therjes, trupi i tyre lëshon toksina tepër të dëmshme për shkak të pikëllimit dhe zemërimit dhe kjo shkakton sëmundje tek njerëzit. Për shumë vetë kjo është një arsye e mire për të qëndruar larg mishit. Në fakt mishi ka përmbajtje të lartë aciditeti, gjë që shkakton sëmundje dhe plak lëkurën.

5. Më pak nënprodukte qumështi

Ndryshe nga kultura perndimore, femrat dhe meshkujt kienzë hanë sasi të ulët bulmeti. Megjithatë ata konsumojnë pothuajse kos dhe qumësht apo qumësht soje hanë në një sasi shumë here më të ulët se amerikanët apo europianët dhe australianët.

6. Ushtrimet fizike tepër të rëndësishme

Femrat kineze qëndrojnë tepër active gjatë ditës. Ato përpiqen që të bëjnë ecje, tai chi, yoga etj. Megjithëse nuk bëjnë ngritje peshash, ato ecin pas vaktit për të ndihmuar procesin e tretjes.

7. Shijoni Spa, masazh dhe banjë termale

Pothuajse gjithkush shkon për masazh në Kinë. Masazhi në Kinë nuk shihet si një veprim luksi, por si një zakon për të qëndruar të shëndetshëm dhe të rinj. Në Kinë besohet gjerësisht se masazhi vë në lëvizje gjakun. Ndërsa spa-të dhe banjat termale ndihmojnë në nxjerrjen e toksinave jashtë trupit kështu që lëkura e tyre mbetet e pastër dhe e hidratuar. Po ashtu këto veprime ju pakësojnë stresin, I cili shkakton mbi 90% të sëmundjeve./radio kina ne shqip/

Please follow and like us: