Albspirit

Media/News/Publishing

Drejtësia, largime masive në hipoteka dhe ALUIZNI

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi sot se një numër i madh punonjësh të zyrave të hipotekës dhe aluiznit janë shkarkuar apo proceduar administrativisht pasi u gjetën me shkelje. Ministrja tha se shkakrimet u kryen pas anskesave që arritnë në portalin shqipëriaqëduam.al.  Prej nëntorit të 2017, rreth 272 ankesa që kanë ardhur në platformën e bashkëqeverisjes për hipoteka dhe legalizimin janë zgjidhur për qytetarët. Qytetarët janë sorollatur për vite të tëra. Cdo ankesë që ka ardhur nga qytetarët ka ndihmuar në pastrimin e zyrave nga këta punonjës. Gjonaj tha se ankesat janë trajtuar për në periudhë dhjetë ditore. “Sot raportojmë se kemi kryer 46 shkarkime, kemi dhënë urdhër për shkarkim në rast përsëritje për 15 punonjës të tjerë, për 29 punonjës të administratës është marrë masa disiplinore.

Please follow and like us: