Albspirit

Media/News/Publishing

Mbretërit vdekjeprurës të ajrit, njihuni me avionët që lëshuan 100 raketa ndaj regjimit të Assadit

Mbi 100 raketa u lëshuan kundër laboratorëve të armëve kimike në Siri gjatë natës, ku SHBA-të, Britania dhe Franca përdorën disa prej armëve më të fuqishme të arsenaleve të tyre.Bombardimet goditën dy struktura të armëve kimike dhe një postë të komandës ushtarake siriane, si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike të regjimit të bashar Al-Assadit që la të vdekur mbi 75 civilë. Bombardimet ishin dyfishi i atyre të 2017-s, me secilin vend që përdori disa prej armëve më të avancuara, të cilat tregohen të detajuara më poshtë.

SHBA: 

Amerikanët përdorën bombarduesit B-1B Lancer për sulin. Nuk u dha asnjë detaj për raketat që mbanin këta avionë, por Focat Ajrore amerikane bënë të ditur se u lëshuan raketa kruiz. I njohur me nofkën ‘kocka’, B1-B-ja është në gjendje të mbajë më shumë armë se çdo tjetër bombardues modern i forcave ajrore. Ai dallon për shpejtësinë e tij, manovrueshmërinë dhe rrezene gjatë të goditjes.

Ashtu si avionët e përdorur nga Franca dhe Britania, B1-B-të nuk e patën të nevojshme të hynin në hapësirën ajrore siriane për të goditur. Ata mendohet se u ngritën në fluturim baza ajrore amerikane e Al Udeid në Katar, ku ishin parë që të mbërrinin më herët gjatë këtij muaji, edhe pse një gjë e tillë nuk ëhstë konfirmuar nga zyrtarët. USS Donald Cook dhe një tjetër destrojer i paidentifikuar e qëlluan gjithashtu sirinë me një sër raketash Tomahawk.

Britania e Madhe

Forcat Ajrore Mbretërore përdorën katër Torando GR4 për të sulmuar një bazë rreth 20 kilometra në perëndim të Homsit. Me një shpejtësi maksimale prej 1.600 km/h, dhe në gjendje të mbajë mbi tetë tonë armatime, GR4 është zëri më i fundit i evoluimit të Tornados, avionët që ka përdorur për bombardime Britania gjatë tre dekadave të fundit. GR4s, që u nisën nga baza britanike në Akrotiri të Qipros, u përdorën gjatë sulmeve të natës, ku lëshuan raketa krize “Storm Shadow”, bunker-shpuese.

Skice e kapacitetit te avioneve dhe e bazave nga u nisen

Me një rreze goditje deri në 15 milje, ato janë përhskruar nga forca ajrore britanike si arma më e avancuar në botë e këtij lloji. Rrezja e tyre do të thotë se asnjë GR4s nuk e pati të nevojshme të hynte në hapësirën ajrore siriane për të sulmuar. Një destrojer i llojit 45, ndofta një HMS Duncan, dhe një nëndetëse e paidentifikuar ishin gjithashtu në Mesdhe gjatë bombardimeve, edhe pse nuk dihet ende me saktësi se cili qe roli i tyre.

Franca 

Francezët përdrorën avionë luftarakë Mirage dhe Rafale në pjesën e tyre të bombardimeve ajrore në Siri së bashku me katër anije luftarake tipit fregatë, duke lëshuar në total 12 raketa kruiz. Avioni multifuksional Rafale përdoret për rikonjicion, mbëhstetje në terren ashtu si edhe për bombardime. Ai është në gjendje të mbajë raketa të një kapaciteti si “Storm Shadows” të përdorur nga Britania. Së bashku me Rafale, Franca përdori edhe avionët e saj supersonikë Mirage 2000 – të cilët arrijnë një shpejtësi maksimale prej 2.450 km/h. Të dy avionët, që u ngritën nga bazat në Francë, kanë aftësinë të mbajnë raketa që janë në gjendje të godasin objektivat në Siri pa hyrë në hapësirën ajrore siriane.

Please follow and like us: