Reforma amerikane në Shqipëri do zhdukë të korruptuarit
Politika shqiptare mbeti në një nivel shumë të ulët, sepse nuk doli dot nga stilemat dhe karakteri ultragënjeshtar i Enver Hoxhës.Vendosja e drejtësisë dhe procesi antikorrupsion është e vetmja rrugë e rrëzimit të hoxhizmit dhe karakterit totalitar të politikës në Shqipëri, e cila është sot prezente.
Vendosja e drejtësisë dhe moralitetit në qeverisje; domosdoshmërisht do të krijojë mundësinë që bota akademike shqiptare, për herë të parë në Shqipëri, do të drejtojë politikën, parlamentin dhe vetë shtetin shqiptar.
I.
Historia e politikës shqiptare të pasluftës së Dytë Botërore nuk ishte vetëm një diktaturë dhe një terror shtetëror i mbështetur te vrasja ; por ajo prodhoi si moral edhe një retorikë totalitare kundër dinjitetit njerëzor.
Ata që drejtimin politikën kishin të drejtë të frenonin në karierë, të fyenin, të burgosnin dhe të vrisnin çdo individ që nuk ishte me ta. Duke përjashtuar burgun dhe vrasjan, të gjitha të tjetat janë po kështu edhe sot.
Por nuk duhet menduar se ajo retorikë e degraduar kundër dinjitetit njerëzor vinte nga ndërtimi individual i individëve me pushtet. Ajo u krijua nga Enver Hoxha, sepse ky, pasi kreu krime monstruoze, iu tremb ndëshkimit.
Krimi shtetëror të çon në resentiment popullor, dhe resentimenti i popullit të çon në hakmarrje. Kjo ishte frika e Enver Hoxhës në 40 vjet. Po pyetja është: pse vrau njerëz të pafajshëm Enver Hoxha me anë të terrorit shtetëror?
Dhe përgjigjia është: për pushtet.
ll.
Ngjashmëria e stilemave dhe retorikës aktuale të degraduar moralisht që po haset sot në politikën shqiptare, vjen e shfaqet pikërisht nga e njëjta arsye: frika ndaj ndëshkimit.
Korrupsioni, si tendencë e karakterit kryeministror, ka njëzet vjet që ka rënë në krime shtetërore dhe u bashkua edhe me krimin e organizuar në Shqipëri. Kjo sigurisht që nuk mund të qëndronte shumë gjatë.
Janë dy arsye që e sollën më në fund kërkesën për ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit shtetëror në Shqipëri: arsyeja e parë është përgatitja e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian; dhe, arsyeja e dytë është interesi i madh amerikan, gjeopolitik dhe ekonomik, që erdhi më në fund dhe formuloi aleancën shqiptaro-amerikane.
Kjo aleancë sigurisht që është risia historike e njëzet vjetëve të fundit, e cila e shpërnguli epiqendrën e interesit perëndimor në Ballkanin Perëndimor, nga bota sllave, në botën shqiptare të kësaj zone.
Në funksion të kësaj, duke i qëndruar spastrimeve etnike dhe kthimeve në ndërrim kombësie, nga shqiptarë në sllavë, sot, realisht, në Ballkanin Perëndimor jetojnë mbi dhjetë milionë shqiptarë.
Shqiptarët me dhunë të tejme janë detyruar që të mohojnë kombësinë e tyre etnike në Greqi, në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Rikthimi i tyre në identitetin real etnik, do të sigurojë në historinë e re politike, shqiptarët si popullsinë më të madhe të Ballkanit Perëndimor.
Pikërisht këtu vjen ndërkohë dhe mbështetet plotësisht edhe aleanca shqiptaro-amerikane që mendohet të jetë një aleancë shumë afatgjatë në ristrukturimin politik dhe etnik të vetë Ballkanit.
ll.
Në funksion të asaj që shprehëm më lart; kuptohet që korrupsioni shqiptar nuk mund të ketë më asnjë shpresë.
Ky korrupsion tani, dihet se përbën një pengesë reale për aleancën amerikano- shqiptaro-gjermane; prandaj që duhet të likuidohet, dhe do të likuidohet.
Të gjithë liderët kryesorë në Shqipëri, përbëjnë sot faktin esencial të korrupsionit shqiptar: korrupsionin kryeministror. Kurse tani është fakt juridik se me kushtetutë dhe me ligj, ky korrupsion kryeministror do të likuidohet tërësisht nga ligji dhe Reforma në Drejtësi.
Kjo është arsyeja edhe e reaksionit kryeministror shqiptar që spikat sot me një humbje të arsyes. Këta të korruptuar janë në gjendjen e një dehje patologjike, nën efektin e të cilës, korrupsionit kryeministror Berisha, po i duket sikur ka forcë të ” kryejë revolucion” në Shqipëri.
Dhe pyetja mbetet vetëm një: revolucion për çfarë?
Revolucion shqiptar kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian për të ruajtur të gjithë grabitjen që ky korrupsion iu ka bërë shqiptarëve.
Por, a ka mundësi të bëhet kjo sot në Shqipëri?
Sigurisht që kjo është një pamundësi absolute, sepse shqiptarët janë sot popullsia më proamerikane dhe, nën këtë efekt, çdo kërkesë amerikane në Shqipëri është absolutisht e pranueshme nga vetë shqiptarët.
Kjo është arsyeja që i gjithë korrupsioni shqiptar, dy herë rresht brenda një viti, hyri në Parlament dhe votoi tërësisht edhe kushtetutën, por edhe ligjin kryesor të Reformës në Drejtësi.
Po për revolucionin Berisha, ç’mund të thuhet ?
Në çdo situatë të papranueshme, në Shqipëri sot, ndërhyrja e politikës amerikane neutralizon gjithçka. Ja, kjo është e vërteta e kësaj kohe.
Prandaj: vërtet mendon korrupsioni kryeministror Berisha se mund të përmbysë reformën shqiptate antikorrupsion kur kjo tani po drejtohet tërësisht nga Uashingtoni?
Shpresë e humbur.
Po retorika e degraduar hoxhiste që po përdor sot korrupsioni kryeministror shqiptar?
Edhe kjo do të marrë fund bashkë me korrupsionin kryeministror.