Albspirit

Media/News/Publishing

Përballja direkte mes Izraelit dhe Iranit në hapësirën territoriale siriane

Izraeli është i vendosur që të ndalojë Iranin të vendosë bazat ushtarake në Siri.
Konflikti mes dy fuqive po rritet.
Në orët e para të 9 Prillit një avion luftarak izraelit shkeli hapësirën ajrore të Libanit dhe goditi një anije luftarake “salvo” në lindje. Shënjestra e tyre ishte baza ushtarake T-4 në qendër të Sirisë, jo shumë larg qytetit të vjetër të Palmirës. Më specifikisht, raketat kishin si qëllim një hangar të vendosur në perëndim të pistës së avionëve. Godina përdorej nga forcat iraniane të Quds Force sivllezërit e Trupave të Gardës Revolucionare Islamiste (IRGC). Rusia dhe Siria së bashku pohuan se kanë vendosur të detektojnë avionët izraelitë që shkelin hapësirën ajrore dhe se disa prej tyre madje dhe janë interceptuar. Por shumë nga avionët në fakt kanë krijuar probleme duke qenë përgjegjës për vdekjen e disa oficerëve iranianë, përfshirë dhe një kolonel,ndërsa kanë shkaktuar dhe mjaft dëme. Nga ana e saj qeveria izraelite nuk ka pranuar kurrë që ka qenë ajo pas këtyre sulmeve.

Që nga fillimi i luftës në Siri, në 2011, Izraeli ka ndërmarrë së paku 100 aksione ndërkufitare. Shumica e tyre ka qenë kundër trupave ushtarake dhe depove që i takojnë Hezbullahut, lëvizjes shiite që mbështetet nga Irani. Goditja e fundit numërohet si e treta ndaj që ka në shenjëstër forcat iraniane. Më herët,rreth dy muaj më parë ushtria izraelite goditi të njëjtën bazë pasi një dron iranian hyri në hapësirën ajrore të Izraelit. Por kjo goditje u duk si e pamenduar.

Për dekada me radhë Izraeli ka patur një luftë të fshehtë me Iranin ,që nga ana e tij ka financuar Libanin dhe Palestinën për një luftë të kamufluar ndaj shtetit hebre. Por në muajt e fundit, beteja ka marë përmasa më të mëdha. Izraeli dhe Irani kanë nisur një përballje direkte në hapësirën territoriale siriane ku Garda Revolucionare Islamike është e vendosur të ndërtojë një bazë të përhershme. Por për të realizuar këtë qëllim në këtë mënyrë asaj i duhet të gjejë një mënyrë për t’iu shmangur Izraelit. Oficerët nw bazwn e sulmuar T -4 po punonin për ndërtimin e mbrojtjes ajrore që do të mund të shmangte kërcënimin izraelit. Kjo ishte në fakt arsyeja përse u shenjestruan.

Benjamin Njetanjahu, kryeministri izraelit, ka një marrëdhënie të fortë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Të dy takohen dhe komunikojnë shpesh. Por nga ana tjetër, drejtuesit e sigurisë izraelite kanë kuptuar se Kremlini nuk do të detyrojë Iranin të ruajë kufijtë në rolin e tij në Siri. Vladimir Putin i ka dhënë fjalën Bashar el Asadit dhe është zotuar ta mbajë regjimin e tij në këmbë. Forcat ajrore ruse janw njw ndihmw pwr Asadin, megjithwse pwr tw mos provokuar reagim brenda nw Siri ai ka vendosur tw mos jetw i dukshwm atje.

Ndërkohë regjimi i Asad ka kthyer sytë nga milicët shiitë që më së shumti janë ushtarë afganë që mblidhen nga Irani. Disa prej betejave më të përgjakshme në Siri kanë patur për protagonist forcat e Hezbollahu-t. “Putini e respekton Njetanjahun dhe fuqinë ushtarake të Izraelit, ai do të preferonte një koordinim me të,” – u shpreh një burim izraelit. “Por për të ruajtur interesin rus në Siri, tani atij i duhet të mbështesë më shumë Iranin .”
Rusia dhe Izraeli kanë një marrdhënie “jo-konfliktuale” dhe për rreth dy vite e gjysëm dy vendet kanë shmangur përplasjet ajrore në Siri. Rusia “ka mbyllur një sy” për goditjet e shpeshta të Izraelit në territoret siriane. Por pas sulmit të fundit,ambasadori izraelit në Moskë u thirr atje për të dhënë shpjegimet .
Në të shkuarën Izraeli i ka dhënë siguri Rusisë se nuk ka ndërmend të godasë regjimin e Asadit, për sa kohë interesat e tij strategjikë në Siri nuk do të preken. Ky qëndrim duket se polëkundet. Joav Galant, ministri i brendshëm izraelit,njëkohësisht dhe ish gjeneral, në një intervistë të kohëve të fundit ka kërkuar largimin e Asad,edhe pse ky deri më sot nuk është qëndrimi zyrtar i Izraelit. Meqë Galant është politikan shumë i afërt me kryeministrin Njetanjahu është tejet e vështirë që të ky qëndrim i ndryshuar të mos jetë një mesazh për Moskën. Izraeli është i vendosur që të ndalojë zgjerimin e Iranit në atë çfarë ka mbetur sot nga Siria, edhe pse kjo do të thotë një përplasje e mundshme me Rusinë e cila ka interesat e saj në Damask./The economist/

Please follow and like us: