Albspirit

Media/News/Publishing

Viron Kona: Peizazh

 

       

 

Grindemi si drerët,

në lëndinë me bar,

“brirët” i përplasim,

bam e bum përballë.

 

Se kam fajin unë,

e ke fajin ti…,

sa do zgjas sherri,

askush nuk e di!

 

Kalojnë disa orë,

atmosfera zbutet,

sedra dhe inatet,

nisin e lëkunden.

 

Në natën e gjatë,

arsyetojmë më qetë,

se kush e kish fajin,

kush kishte të drejtë.

 

Ja  vjen dita e re,

ngrihemi ngadalë,

unë  dredh cigaren,

ajo xhezven në zjarr.

 

Me bisht të syrit,

shohim njëri-tjetrin,

kush do thyej akullin,

t’nisim muhabetin.

 

-Kërkoj falje grua,

mbrëmë pa mend fola,

grindesha me veten,

ndaj dhe e teprova.

 

-Ashtu si dhe ti,

u nguta dhe unë,

ndonjëherë “gjellës,

i hedh kripë më shumë”.

 

Në qiell del dielli,

i shpërndan retë,

biseda e shtruar,

rrjedh qetë-qetë…

***

Jeta nuk shkon vaj,

siç na i do ënda

edhe trëndafili,1)

mes fletëve ka gjemba.

 

1). Trëndafili, përdoret në poezi si simbol i dashurisë.

 

Please follow and like us: