Albspirit

Media/News/Publishing

Avokati zbulon të dhëna të tjera lidhur me veprimtarinë mafioze të Alket Hysenit

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, është akuzuar vazhdimisht nga opozita për veprimtari të paligjshme dhe përvetësim pronash. Lidhur me këtë, ish-kryeministi Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e radhës nga një avokat identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Teksa publikon mesazhin e radhës, Berisha shkruan: “Te dhena te reja mbi veprimtarine mafioze te Alket Hysenit”.

Mesazhi i avokatit digjital:

“Mirmbrema z. Berisha,

Ne lidhje me Alket Hysenin:

Gjate viteve 2011 – 2013 derisa u emerua ne krye te agjencise apo task forces per bregdetin nga Rama, ky ushtronte avokatin dhe merrte persiper vec ceshtje te pavlefshmerise se vleresimeve tatimore dhe doganore per kompanite e medha ne vlera miliona euro.
Kjo lloj metode ishte per t’iu shmangur pageses se vleresimit tatimor apo doganor ne procedure administrative, ku duhej paguar paraprakisht shuma perkatese.

Ky merrte persiper, qe permes rruges gjyqesore me kete lloj padije te shmangte detyrimet e ketyre kompanive ndaj shtetit , te shmangte proceduren administrative dhe te shpetonte kompanite abuzuese nga detyrimet ne miliona euro ndaj arkes se shtetit.
Kjo lloj padie ishte nje marifet , per te cilin kishte mbajt qendrim dhe gjykata e larte ne vendimet unifikuese te saj, por qe Hyseni serish ia dilte me zotesine e tij te bindte gjyqtaret ne shkallet e gjyqsorit per individualitetin e cdo rasti referuar elementeve te pavlefshmerise absolute.
Ky zoteria ishte avokati kompetent qe ia dilte ne keto lloj ceshtjesh ne gjykate dhe as kishte kohe te merrte ceshtje te tjera persiper.

Ky ishte ai qe e rregullonte me gjykaten, sa gjyqtaret impresionoheshin aq shume nga ky sa vendimet e tyre ishin kopje e kerkese padise apo parashtresave ne gjykate te Hysenit, pa ndryshuar pike as presje.
Ky ishte nje nder per kompanine abuzuese ne kurriz te arkes se shtetit dhe qytetareve shqiptare me perfitim te drejtperdrejte ne perqindje per sekserin Hyseni dhe gjykatesit e perfshire ne raste te tilla.
Pikerisht per keto lloj aftesish, Rama e vendosi drejtor apo koordinator te agjencise per tokat bregdet.
Nese behet nje inspektim per punen e Hysenit si avokat gjate periudhes 2010 -2013 do pasqyrohet sakte puna e tij per kompanite abuzuese kliente te tij dhe shumat marramendese te detyrimeve ndaj shtetit te shpetuara ne dobi te kompanise nga ky.

Ne kete rast hetohet jo vec puna e tij si avokat por edhe e gjyqtareve qe po u behet vettingu.
Vetting njekohesisht me gjyqtaret ti behet dhe avokatit Hyseni i perfshire ne ceshtje sensitive me miliona euro ne dem te shtetit shqiptar.

Me kete rast kontrollohet njekohesisht edhe menyra e dhenies drejtesise nga gjykata ne te tilla raste.

Duke ju uruar gjithe te mirat”.

Please follow and like us: