Basha ne Berlin, lobim per hapjen e negociatave
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një video live nga Berlini, pak momente para nisjes së një një seance dëgjimore me deputetë gjermanë të CDU/CSU. Basha shprehet se kjo është seanca më e vështirë ku ata duhet të marrin pjesë pasi audienca është shumë kritike dhe mjaft skeptike për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërisë. Vështirësia qëndron në faktin se pavarësisht problemeve që ekzistojnë në Shqipëri, sipas Bashës, ato do të zgjidhen më mirë me hapjen sesa me mos-hapjen e negociatave, ndaj opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për hapjen e negociatave.
“Jemi sot – rrëfen Basha në video, – në seancën veçantë më të vështirë dëgjimore, të mbledhjes së përbashkët të anëtarëve të Komisionit për Çështjet Europiane, të Komisionit të Punëve me Jashtë, që është një nga audiencat më kritike për zgjerimin në tërësi dhe për Shqipërinë në veçanti, me znj. Vokshi, z. Bylykbashi.
Dhe për pak minuta do të nisë seanca dëgjimore ku shqetësimet kryesore të grupit CDU/CSU kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, luftën kundër korrupsionit, kanë të bëjnë me reformën në drejtësi dhe qëndrimi në tërësi është skeptik përsa i përket hapjes së negociatave.
Detyra më e vështirë e gjithë kësaj vizite është të bindim këtë komision sot që nga njera anë problemet reale në Shqipëri, që ekzistojnë dhe këta kanë raportimet e tyre, objektive dhe konkrete dhe nga agjensitë e ligjzbatimit dhe organet e tjera gjermane dhe europiane, por që nga ana tjetër këto probleme mund të luftohen më efektivisht me hapjen e negociatave dhe jo me mos hapjen e tyre dhe që opozita është e bashkuar në thirrjen e saj për të kërkuar hapjen e negociatave dhe si një mjet shtesë presioni dhe monitorimi për të intensifikuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për të mundësuar zbatimin e vertetë të Reformës në Drejtësi, një drejtësie të pakapur politikisht, me gjyqtarë dhe prokurorë të pakorruptuar që nuk mbrojnë por ndëshkojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, por edhe për çështje të tjera siç është reforma e Administratës Publike, Reforma Zgjedhore.
Kjo është detyra që kemi sot dhe do të thoja pjesa më e vështirë e misionit këtu në Berlin, për të bindur anëtarët e këtij komisioni që i përkasin spektrit më skeptik për hapjen e negociatave.
Mbledhja do të fillojë për pak minuta dhe pas kësaj do të kem mundësinë të ju njoftoj prapë në Fb për rezultatet e kësaj mbledhjeje,” përfundoi Basha.