Mimoza Bici: Legjenda e dashurisë dhe… Zoti
Dikush tha:
-Dashuria është e përjetshme!
U krijua familja: një burrë, një grua.
Dikush tha:
-Dashuria është gjysma e jetës!
U krijua lidhja brenda të njëjtit lloj.
Dikush tha:
– Dashuria është një pjesë jete!
U krijuan këmbimet brenda të dy llojeve.
Dikush tha…
Çfarë tha?
Si e tha!
Përse e tha?
Asgjë nuk tha…
Dashuria është veçse mëkat
Shumë vonë lindi në këtë botë
Pasi gjithshka ish në përsosmëri
Erdhi në jetë “Djalli”-Njeri
Zoti i mëkoi dashurinë
Ta donte tokën
si vet botën Ai.
Njeriu pranon
do apo nuk do.
Dikush i tha…
Si e tha?
Përse e tha?
Dikush…
Hahahaha
As Njeriu-Djall
nuk ekziston
Është ky “Dikush”
ku mbi të argëton…
(M.Bici… moment përtej vetes. Tiranë, prill 2018).
Please follow and like us: