Mos, reçipetat Tika Camaj…
Përfaqësuesja e parë shqiptare në shtëpinë e modës “Victoria’s Secret”, Tika Camaj u bë shumë e njohur në vitin 2009 kur mori pjesë në konkurrim, por arriti të shkonte deri në gjysmëfinale dhe që prej atëherë komentohet e flitet shumë për të. Me postimet e saj në Instagram, Tika tërheq shumë vëmendjen pasi nuk ngurron të ekspozojë format perfekte trupore dhe shpeshherë nuk i kursen provokimet.
Së fundmi Tika dhe mikesha e saj e ngushtë Afërdita Dreshaj ishin në shoqërinë e njëra-tjetrës. Modelja ka postuar disa foto me Afërditën e më pas një selfie që ka tërhequr shumë vëmendjen pasi Tikës i ka dalë gjoksi jashtë.
Në foton e siguruar nga “intv.al”, modelja shihet ta ketë mbuluar gjoksin me një emoji puthje. Kujtojmë që Tika Camaj do jetë shoqëruesja e nuses në dasmën e Afërdita Dreshaj që do mbahet në qershor.