Atentati ndaj Tom Doshit, Durim Bami rifiton lirinë
Gjykata ka shuar masën e sigurisë për Durim Bamin, i cili që prej vitit 2015 ndodhej në arrest shtëpie. Bami akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim, për atentatin e pretenduar ndaj Tom Doshit. Masa ndaj tij u shua pasi kaluan afatet e hetimit. Duke qenë se prej 3 vitesh nuk ishte bërë asnjë hap në procesin gjyqësor, pak muaj më parë Bami bëri kërkesë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij. Ai është një nga tre të akuzuarit për fabrikimin e provave të rreme të një skenari për vrasjen e deputetit Tom Doshi në vitin 2015. Dy personat e tjerë janë vetë deputeti Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku. Sipas Prokurorisë, tre të pandehurit e kësaj dosjeje në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar prova të rreme me qëllim për të ushtruar ndjekje penale ndaj Presidentit Ilir Meta.