Albspirit

Media/News/Publishing

Google, dosje me informacion personal për secilin nga ne. Ja ku i gjeni!

 

Me skandalin e fundit të Facebook mbi ndarjen e informacioneve, amerikanët po pyesin veten sesa informacion personal kanë mbledhur rreth tyre kompanitë teknologjike. Kompani si Facebook dhe Google janë mburrur mbi privatësinë për dekada dhe vetëm tani po nisim të kuptojmë shtrirjen e kalimit të orëve në një përdorim të pamend të internetit.

A jeni kureshtar të dini saktësisht se çfarë informacioni ka mbledhur Google për ju?

Google ka të gjithë historinë tuaj në YouTube

Google arkivon të gjithë historinë tuaj në YouTube, ndaj ata e dinë nëse do të bëheni prind së shpejti, nëse jeni konservator, nëse jeni progresist, nëse jeni hebre, i krishterë apo mysliman, nëse jeni në depresion apo mendoni për vetëvrasje, nëse jeni anoreksik…

Google ka një profil reklamash për ju

Google krijon një profil reklamash bazuar në informacionin tuaj, përfshi vendndodhjen, gjininë, moshën, pasionet, karrierën, interesat, statusin civil, peshën e mundshme ( dëshironi të humbisni pesë kile në një ditë?) dhe të ardhurat.

Google di ku keni qenë

Google arkivon vendndodhjen tuaj ( nëse e keni ndezur gjurmuesin e vendndodhjes) sa herë që ndizni celularin. Mund të shihni tabelën e kohës se ku keni qenë nga dita e parë që keni nisur të përdorni Google në telefon.

Google di gjithçka që keni kërkuar dhe fshirë

Google arkivon historinë e kërkimeve nëpër aparatet tuaja. Kjo do të thotë se, edhe nëse e fshini historinë e kërkimit dhe historinë e telefonit në një pajisje, mund t’i ketë ende të dhënat e ruajtur nga pajisjet e tjera.

Google njeh të gjithë aplikacionet që përdorni

Google arkivon informacion mbi çdo aplikacion që përdorni. E di sa shpesh i përdorni, ku i përdorni dhe se me kë i përdorni. Kjo do të thotë se e dinë me kë flisni në Facebook, me cilat shtete flisni, në ç’orë bini për të fjetur.

 Google mund të hyjë në kamerën dhe mikrofonin tuaj

Të dhënat që mbledhin përfshijnë gjurmimin se ku jeni, cilat aplikacione keni instaluar, kur i përdorni ato, për çfarë i përdorni, mund të hyjnë në kamerën dhe mikrofonin tuaj në çdo kohë, kontakte, e-mail, kalendarin tuaj, historinë e telefonatave, mesazheve që dërgoni dhe merrni, dokumentet që shkarkoni, lojërat që luani, fotot dhe videot, muzika juaj, historia e kërkimit, historia e shfletimit, madhe edhe stacionet radiofonike të cilat dëgjoni.

Kjo është një nga çmenduritë e epokës moderne. Ne nuk do i lejonim kurrë qeveritë apo korporatat të vendosnin kamera apo mikrofona në shtëpitë tona apo gjurmues vendndodhjesh tek ne. Por kemi ecur përpara dhe e kemi bërë vetë këtë.

Mund të shkarkoni dosjen tuaj

Ky link përfshin bookmark-e, email-e, kontakte, dokumentet në Google Drive, i gjithë informacioni i lartpërmendur, videot në YouTube, fotot e bëra në celularin tuaj, bizneset nga të cilët keni bërë blerje, produkte që keni blerë përmes Google-it. Kanë gjithashtu të dhëna nga kalendari juaj, seancat e kalimit të kohës në Google, historinë e vendndodhjes, muzika që dëgjoni, librat në Google books që keni blerë, grupet Google në të cilat jeni anëtar, website-t që keni krijuar, telefonat që keni në pronësi, faqet që keni ndarë, sa hapa keni ecur në një ditë.

Klikoni në këtë link për të parë të dhënat tuaja: google.com/takeout

Please follow and like us: