Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllet xhamia famëkeqe dhe dënohet Imami shqiptar që “tërbonte” femijët e tij

Emri i xhamisë An`Nur të Winterthurit ka një kohë të gjatë që nuk zbret nga kryetitujt e mediave zvicerane. Fillimisht për shkak të një imami ekstremist që kishte predikuar dhunë ndaj “të pafeve” dhe më vonë edhe për kryetarin e bashkësisë së kësaj xhamie, shqiptarin nga Maqedonia I.H.
Ndërkohë që imami (somalian) ishte dënuar dhe xhamia famëkeqe ishte mbyllur, I.H. i kishte shpëtuar dënimit lidhur me predikimin në xhaminë “e tij”. Sipas mediave zvicerane, ai ishte mbajtur në paraburgim më shumë se një muaj, por nuk ishte gjetur fajtor për ndonjë shkelje ligji. Mirëpo ndërkohë shqiptari 37 vjeçar me shtetësi zvicerane është dënuar nga gjykata e Qarkut e Winterthurit për dy krime te tjera, transmeton albinfo.ch. Dënimi i parë atij i është shqiptuar për faktin se ka angazhuar si imam të përkohshëm për xhaminë e tij një azilkërkues. Ai i kishte paguar atij 600 franga për udhëheqjen e disa predikimeve dhe në këtë mënyrë kishte shkelur ligjin e punës.

Please follow and like us: