Ndërron jetë bashkëshortja e George W. Bush
Ish-zonja e parë e SHBA-së, bashkëshortja e George W. Bush, Barbara Bush, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Lajmi për vdekjen e saj u dha nga një zëdhënës për shtyp i familjes, që tha se kohët e fundit ajo kishte pasur probleme të ndryshme shëndetësore, por kishte vendosur të mos kërkonte trajtim mjekësor shtesë. Çifti Bush, në janar festuan 73-vjetorin e martesës së tyre, duke u bërë kështu, çifti më jetëgjatë në historinë presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Please follow and like us: