Rihte të dashurin tre vakte, para dhe pas buke, dënohet me 7 vjet burg
Një vajzë e re ka përfunduar pas hekurave, pasi u shpall fajtore se kishte torturuar të dashurin e saj për një periudhë të gjatë. Deklarata e tij bëri që vajza të dënohej për 7 vjet e gjysmë. Në një intervistë për Dailymail, Alix Skeel tha se është gati për të krijuar një fushatë kundër abuzimit në familjen. “Mendova se gjymtyrët e mia mund të priteshin. Kam pasur djegie të hapura, të pamjekuara. Kam humbur 17 kg nga pesha ime. Nga 63 kg përfundova në 44 kg nga tortura që përjetova. Ishte e tmerrshme. Ishin tre vite abuzimi mendor dhe më pas u kthye në abuzim fizik. Dhuna fizike ndodhi për 9 muaj dhe për tre ose katër vite ishte vetëm psikologjike. Unë isha infektuar nga djegiet në gjithë trupin sa mendoja se do duhet të prisja gjymtyrët. Për fat të mirë mjekët arritën ta trajtojnë. Isha 16 vjec kur e takova në 2012. Ishte e vetmja vajzë që mendoja se është e interesuar për mua. duket se përdori historinë time për të përfituar”, tha ai. E dashura e tij, Jordan Worth e ktheu jetën e tij në torturë me vuajtje duke i shkaktuar lëndime nga sulmet e dhunshme. Ajo e theri me thikë, e dogji me ujë të nxehtë, e nxorri nga krevati dhe i zgjidhte rrobat që duhet të vishte. 22-vjecarja arriti që ta largonte edhe nga shokët duke i marrë nën kontroll dhe aksesin në rrjete sociale, për arsye që ende nuk dihen.