Shqetësimet kryesore të raportit të KE për Shqipërinë
Zyra e BE në Tiranë ka shpërndarë për mediat pikat kryesore të Raportit 2018 të Komisionit Europian për Shqipërinë. Më poshtë mund të lexoni disa nga gjetjet kryesore të dokumentit të BE
***
Kriteret politike
Polarizimi i fortë ka vazhduar në sistemin politik. Aktivitetet parlamentare u prekën nga një
bojkot i zgjatur nga opozita në fillim të vitit 2017, çka vonoi gjithashtu emërimin e institucioneve të vetingut gjyqësor. Në maj, një marrëveshje mes partisë kryesore qeverisëse dhe opozitës,mundësoi rifillimin e aktiviteteve parlamentare, duke shkaktuar disa ndryshime në kuadrin legjislativ zgjedhor. Kjo çoi në organizimin e qetë të zgjedhjeve të përgjithshme në qershor, ndonëse një numër rekomandimesh të OSBE / ODHIR-it ende mbeten të pazgjidhura. Është bërë njëfarë përmirësiminë drejtim të funksionimit të Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile. Nevojiten përpjekje shtesë për t’i rrënjosur më mirë organizatat e shoqërisë civile si pjesë të një dialogu gjithëpërfshirës politik.
Shqipëria është mesatarishte përgatitur në reformën e administratës së saj publike. Përpjekjet vazhduan, duke rezultuar me njëfarë përparimi në efikasitetin dhe transparencën e shërbimeve publike të ofruara, trajnimin enëpunësve civilë, procedurave më transparente të rekrutimit dhe forcimine përgjithshëm tëproceduravetë shërbimit civil të bazuara në merita. Konsolidimi i këtyre arritjeve duhet të përparojë më tej, për të siguruar njëadministratë publikemë efikase, më të depolitizuar dhe më profesionale.
Sistemi gjyqësor i Shqipërisë ka njëfarë nivelipërgatitjeje. Zbatimi i reformëssë thellë dhe të plotë të drejtësisë ka vazhduar, duke rezultuar me një përparim të mirë në përgjithësi. Rivlerësimi i të gjithëvegjyqtarëve dhe prokurorëve (procesi i vetingut) ka filluar. Membështetjen e Komisionit Evropian, është vendosur një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi për të mbikëqyrur procesin gjatë zbatimit të tij. Institucionet ndihmëse që mbështesin procesin kanë përfunduar raportet e tyre të para mbi vlerësimet e aftësive, kontrollet e së kaluarës dhe deklaratat e pasurisë. Procesi i rivlerësimittë gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetingu) ka nisur dhe po jeprezultatet e para të prekshme.
Shqipëria ruan njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër korrupsionit. Është arritur një progres i mirë, veçanërisht me miratimin e amendamenteve të Kodit të Procedurës Penale. Po krijohet një zinxhir i specializuarorganesh antikorrupsion, duke përfshirë një zyrë të posaçme prokurorie. Numri i dënimeve përfundimtare që përfshijnë zyrtarë të rinj apo të rangjeve të mesmeështë rritur në krahasim me periudhën e mëparshme të raportimit. Dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë kanë ndodhur kryesisht në gjyqësor (gjyqtarë dhe prokurorë); megjithatë, dënimet përfundimtare për zyrtarët e rangjeve të larta mbeten përgjithësisht shumë të ulëta. Korrupsioni
mbetet mbizotërues në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz.
Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje në luftën kundër krimit të organizuar. Në përgjithësi ka pasur njëfarë progresi në periudhën raportuese, sidomos në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Shqipëria duhet të mbështetet mbi rezultatet operative në këtë fushë, duke intensifikuar konfiskimine pasurive që u përkasin bandave kriminale dheduke ndjekur shkatërrimin e të gjitha rezervave ekzistuese të kanabisit. Amendamentet e ligjit kundër mafies dhe Kodittë Procedurës Penale kanë krijuar kushtet për rritjen e efikasitetit të hetimeve penale.Shqipëria ka marrëpjesë me sukses në bashkëpunime ndërkombëtarepolicore, duke intensifikuar ndërveprimet e saj, veçanërisht me vendet anëtare të BE-së. Në nivelin e brendshëm, bashkëpunimi efektiv polici-prokurori mbetet për t’u përmirësuar. Sa i përket historikut të të dhënave, ka pasur pak përparim në shkatërrimin e grupeve të organizuara kriminale. Numri i dënimeve përfundimtare në rastet e krimit të organizuar ka mbetur shumë i ulët dhe është rritur vetëm fare pak. Nevojiten më shumë përpjekje për të trajtuar pastrimin e parave, asetet kriminale dhe pasuritë e pajustifikuara.
Shqipëria ka ratifikuar shumicën e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ka zhvilluar kornizën e saj ligjore në përputhje me standardet evropiane. Zbatimi dhe monitorimi i mekanizmave përmbrojtjen e të drejtave të njeriutmbetet për t’u forcuar. Sa i përket lirisë së shprehjes, Shqipëria ka njëfarë niveli përgatitjeje / është mesatarisht e përgatitur. Ka pasur njëfarë progresi në forcimin epavarësisësë autoritetit rregullator dhe transmetuesit publik, por transparenca e reklamave shtetërorenë media mbetet për t’u shtuar. Duhet bërë progres në fushën e të drejtave të pronësisë me përditësimin e legjislacionit aktual dhe përforcimin e koordinimit institucional. Mekanizmat institucionalepër të mbrojtur të drejtat e fëmijëve dhe për të trajtuar dhunën me bazë gjinore mbeten të dobëta. Janë bërë hapa të rëndësishëm për të përmirësuar kuadrin ligjor për respektimin dhe mbrojtjen epakicave, por duhet të zhvillohet legjislacioni përkatës dytësor. Kushtet e jetesës për romët dhe egjiptianët duhenpërmirësuar.
Shqipëria ka vazhduar të marrë pjesë aktive në bashkëpunimin rajonal dhe të mbajëmarrëdhënietë mirafqinjësie. Hapa të rëndësishëm janë ndërmarrë për të trajtuar çështjet dypalëshe me Greqinë.
Numri i kërkesave të pabazuara për azil të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e lidhura me Schengen-in ka mbetur i lartë. Shqipëria tregoi angazhim dhe miratoi një numër masash, duke përfshirë bashkëpunimin e forcuar dypalësh me shtetet anëtare përkatëse të BE-së. Këtomasat dhanë rezultate pozitive. Veprimet e mëtejshme vendimtare duhet të vazhdojnë, duke përfshirë edhe kuadrin e mekanizmit monitorues pas liberalizimit të vizave, për ta trajtuarkëtë fenomen në mënyrë efikase.
Kriteret ekonomike
Shqipëria ka bërë njëfarë progresi dhe është mesatarisht e përgatitur për zhvillimin e një ekonomietregu funksionale. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së dhe deficiti aktual i llogarive janë reduktuar. Zhvillimi ekonomiku rrit më tej dhe papunësia u ul, por është ende e lartë. Huatë me probleme (NPL)në sektorin bankar janë reduktuar, por kreditimi bankar ndaj bizneseve mbetet i ngadaltë. Reformatvendimtare për përmirësimin e mjedisittë biznesit kanë përparuar, por kërkojnë përpjekje të mëtejshme, duke përfshirëreduktimin e ekonomisë informale. Reforma e thellë gjyqësore ka përparuar, por duhet zbatuar plotësisht. Ligji i ri i falimentimit ka hyrë në fuqi dhe duhet ta forcojë regjimin e falimentimit.Megjithatë, rregulloret që lidhen me biznesinkanë mbetur të komplikuaradhe mangësitë në sundimin e ligjit kanë vazhduar të pengojnë bizneset dhe të frenojnë investimet.
Shqipëria ka bërë njëfarë përparimi dhe ka njëfarë niveli përgatitjeje sa i përket kapacitetit për të përballuarpresionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. Në mënyrë të veçantë, është bërë progres në energji dhe në infrastrukturëne transportit, si dhe në digjitalizim, megjithëse mbeten mangësi që e pengojnë konkurrencën dhe tregtinëe Shqipërisë. Cilësia e arsimit duhet të ngrihet në të gjitha nivelet, veçanërisht për t’i pajisur më mirënjerëzit me aftësi që i nevojiten treguttë punës. Tregtia e jashtme mbetet nën potencialin e saj dhe e përqendruar në sektorë. Kapaciteti i Shqipërisë për kërkime, zhvillim dhe inovacion mbetet i ulët.
Legjislacioni i BE-së
Shqipëria vazhdoi ta harmonizojë legjislacionin e saj me kërkesat e BE-së në një numër fushash, duke rritur aftësinë e sajpër të ndërmarrë detyrimet e anëtarësimit. Vendi është mesatarisht i përgatitur në shumë fusha,si në kontrollin financiar, arsim dhe kulturë, ose ka njëfarë nivelipërgatitjeje, duke përfshirë nëfushat e prokurimit publik dhe statistikave. Shqipëria do të duhet t’i vazhdojë përpjekjet e saj në lidhje mepërgatitjet e përgjithshme për miratimin dhe zbatimin e acquis të BE-së. Ajo duhet të vazhdojë punën për zhvillimine rrjeteve të transportit dhe energjisë, gjithashtu me qëllim përmirësimin e lidhjesnë të gjithë rajonin. Kapaciteti administrativ dhe standardet profesionale të organeve që do tëtë ngarkohen me zbatimin e acquis duhet të forcohen dhe pavarësia eorganeve rregullatore të mbrohet. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies, në veçanti duke siguruar funksionimin efektiv, efikas dhe transparent të sistemit të prokurimit publik dhemenaxhimittë financave publikembetet thelbësore. Shqipëria ka vazhduar të përafrohet plotësisht me të gjitha pozicionet dhe deklaratat e përbashkëta politike dhe të sigurisë të BE-së.
Data kyçe
Qershor 2003: Samiti i Selanikut; perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor konfirmohet
Qershor 2006: Nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit me BE-në
Prill 2009: Marrëveshja e Stabilizimit dhe Asociimit hyn në fuqi. Shqipëria paraqet aplikimin e saj për anëtarësim në BE
Nëntor 2010: Komisioni nxjerr Opinionin e tij mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE,
duke përfshirë një seri prej 12 prioritetesh kryesore që duhet të përmbushen në funksion të hapjes së negociatave të anëtarësimit
Dhjetor 2010: Udhëtimi pa viza në zonën Schengen për qytetarët e Shqipërisë
Qershor 2014: Këshilli Evropian i jep Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE
Shkurt 2018: Komisioni Evropian miraton strategjinë e tij për “Një perspektivë të besueshme të zgjerimitdhe rritjen e angazhimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”
Prill 2018: Komisioni Evropian rekomandon që Këshilli të vendosë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në dritën e progresit të arritur, duke ruajtur dhe thelluar vrullin aktual të reformës.
Më shumë informacion:
Raporti mbi Shqipërinë:https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20180417-albania-report.pdf
Më shumë informacion në:http://ec.europa.eu/enlargement/countries/package/index_en.htm